POLITIKË /

“Duke përsëritur mësimet se motra e Italisë nuk të fal”, Rama publikon foton para takimit me Melonin!

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë një fotografi ku shfaqet duke shfletuar dokumente, i shoqëruar edhe me një koment me nota humori

Shkruar nga Versus
“Duke përsëritur mësimet se motra e Italisë nuk
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Rome, ku ndodhet për një vizitë zyrtare dhe pritet të zhvillojë një takim me homologen italiane, Giorgia Meloni.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë një fotografi ku shfaqet duke shfletuar dokumente, i shoqëruar edhe me një koment me nota humori:

“Romë, duke përsëritur mësimet përpara takimit, se motra e Italisë nuk të fal me njohuritë që ka për çdo projekt”.

Sipas agjendës zyrtare, këtë të enjte kreu i qeverisë shqiptare do të pritet në Palazzo Chigi, ku do të zhvillojë takimin me kryeministren italiane.

Vizita e Ramës në Itali është pjesë e një turi pune që përfshin edhe Barcelona, në datat 16–18 prill, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë dhe angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë./Versus.al

Tags:

edi rama

Poll