POLITIKË /

Iu gjet zyrë pa logo te 'Petro Nini', ironizon Braçe: U gjetën kokoshka dhe u hapën se Belindi kujtonte se kishte lekë brenda

Duke ironizuar Braçe shprehet se gjatë kontrollit u gjetën vetëm kokosha të cilët u hapen nga ai pasi sipas tij Belindi pretendonte se kishte lekë.

Shkruar nga Versus
Iu gjet zyrë pa logo te 'Petro Nini', ironizon Braçe: U
Erion Braçe

Deputeti Erion Braçe ka folur për media pas daljes nga zyra e tij pa logo ku sipas Partisë Demokratike pretendohej që po kryhej një krim zgjedhor.

Duke ironizuar Braçe shprehet se gjatë kontrollit u gjetën vetëm kokoshka të cilët u hapën nga ai pasi Belindi pretendonte se kishte lekë.

Deputeti i Partisë Socialiste iu drejtua gazetarëve duke thënë se ju nuk jeni interesuar për 6 milionë dollarët që Sali Berisha ka bërë për lobimin e heqjes së nongrata-s dhe interesoheni për një zyrë pune. 

"Janë bërë video dhe foto dhe janë gjetur kokosha. Madje kam kërkuar unë të hapen këto se Belindi pretendonte se kishte lekë këtu brenda.

Pyetje: Të gjithë njerëzit që u larguan kush janë?

Janë të gjithë shokët e mi. Doni ca kokoshka?!Pas 60 ditësh e gjeni në KQZ, ju nuk jeni interesuar për 6 milionë euro po interesoheni për një zyrë pune? Pas 60 ditësh në KQZ atje jua deklaroj unë nga mëngjesi deri në darkë. Prisni rezultatin që ta marr vesh Belindi dhe të tjerë", tha Braçe./Versus.al

Poll