POLITIKË /

Kreu i ri i SPAK, Berisha: SHBA e BE u siguruan që Rama të mos vendoste kandidatin që do i mbyllte dosjet

Berisha tha se mënyra sesi të gjithë të dërguarit e ndërkombëtarëve ishin të pranishëm në mbledhjen e KLP, tregon se kryeministri Edi Rama kishte bërë gjithçka për të vendosur në krye të SPAK kandidatin që do i mbyllte dosjet.

Shkruar nga Versus
Kreu i ri i SPAK, Berisha: SHBA e BE u siguruan që Rama të mos
Mbledhja e kryesisë së PD

Në mbledhjen e kryesisë së PD, Sali Berisha komentoi gjithashtu procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Klodian Braho. Sipas kryedemokratit, ambasadorët e BE dhe SHBA ndoqën nga afër mbledhjen në KLP me qëllim që kryeministri Edi Rama të mos vendoste në krye kandidatin me të cilin ka bërë marrëveshje për t’i mbyllur dosjet.

“Ky u thotë shqiptarëve se unë vjedh, ministrat e mi vjedhin, por ata nuk mund të gjykohen. Për shkak të tij, dy ditë më parë, u zhvillua ofensiva diplomatike më e madhe që kam parë ndonjëherë për të siguruar zgjedhjen e kryetarit të Prokurorisë Speciale, çka të bën me të drejtë të mendosh se Edi Rama duket se kishte bërë gjithçka të zgjidhte njeriun që ai ka bërë marrëveshje për mbylljen e dosjes së tij. Sepse e vërteta është se Dumani mbylli disa dosje të Edi Ramës, kjo është e pamohueshme.

Dumani mbylli dosjen e Edi Ramës, duke akuzuar Arben Ahmetajn për djegësin e Tiranës, të cilin ai e kishte kundërshtuar 4 herë, megjithëse e kishte firmosur Edi Rama. Dumani mbylli dosjen Alabar, dhe shqiptarët do e marrin vesh mirë se çfarë krimi në përmasa gjigante po kryhet me portin e Durrësit, çfarë goditje të rëndë po i jepet çdo shqiptari me portin e Durrësit, për aq sa ka peshë transporti i mallrave në çmimin e tyre. Dumani mbylli dosjen e Olsi Ramës, e nxori tjetër. Pra, Edi Rama duket se duhet me çdo kusht të kishte atë me të cilin ishte marrë vesh. Pra, përpjekja ndërkombëtare ishte shumë e drejtë, që qeveria të mos kapë kryetarin e Prokurorisë Speciale. Por problemi nuk është aty, problemi është se pse Edi Rama do ta kapë me çdo kusht atë”, tha Berisha. Versus.al

Poll