POLITIKË /

Mbledhja e parë e grupit të PS, 16 folës për detajet e agjendës parlamentare 2030

Shkruar nga Versus

Mbledhja e parë e grupit të PS, 16 folës për detajet e

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet nesër për herë të parë për këtë vit. Ndërkohë që qeveria ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të përmbytjeve në vend, skandalet e AKSHI-t, pezullimet e vizave të SHBA për emigrantët shqiptarë, diskutimet do të përqendrohen rreth agjendës parlamentare 2030.

Në Pallatin e Brigadave, do të diskutohen sfidat e legjislaturës së re dhe një ecuri të deritanishme të punës së komisioneve parlamentare të përhershme, dhe ato të përkohshme.

Fjalën hapëse do ta mbajë kryeministri Edi Rama, ndërsa pas tij do të flasin kryeparlamentari Niko Peleshi e kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla.

Në vazhdim do ta marrin fjalën kryetarët e komisioneve parlamentare: Milva Ekonomi, Ulsi Manja, Bledi Cuci, Blendi Klosi, Anila Denaj, Evis Kushi, Eduard Shalsi, Iris Luarasi, Erion Malaj, Igli Hasani, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri e Arbjan Mazniku do të flasin secili për komisionet e tyre dhe mendohet të ketë pyetje dhe diskutime nga vetë deputetët. Versus.al

Poll