
Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Vlorë ku do të zhvillojë takim me deputetë të zonës dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Ky takim vjen pasi Rama kishte qëndruar në Dhërmi që prej datës 14 mars.
Mësohet se diskutimet do të jenë rreth përgatitjes së sezonit turistik veror, periudhë e rëndësishme për qytetin bregdetar që prej me mijëra turistë vendas dhe të huaj. Takimi i sotëm do të jetë i përqendruar rreth menaxhimit të fluksit të vizitorëve dhe koordinimit mes institucioneve qendrore dhe atyre vendore për të garantuar një sezon sa më të suksesshëm për qytetin bregdetar. Versus.al

