
Sot Partia Socialiste do të mblidhet në Pallatin e Kongreseve në orën 17:00 për të festuar 35 vjetorin e themelimit të partisë ku do të shpërndahen certifikatat për kontributorët dhe ku pritet të flasë edhe kryesocialisti Edi Rama.
Nga ana tjetër, protestuesit për Zvërnecin kanë njoftuar sërish protestë tjetër që do të nisë në orën 18:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe pritet të kulmojë në sheshin përballë godinës së qeverisë.
Ndërkohë që në pallatin e Kongreseve, socialistët do të thurin lavde për njëri-tjetrin, jashtë protestuesit do të jenë të revoltuar kundër vendimeve të qeverisë që drejton vendin prej më shumë se 13 vitesh. Versus.al


