
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur paraditen e sotme në Durrës për tu takuar me banorët, banesat e të cilëve preken nga projekti TID.
Dhjetëra protestues kanë qenë të pranishëm para bashkisë që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ndërsa Rama u prit nga kryebashkiakja Emirjana Sako.
Pas mbërritjes së kryeministrit, banorët u futën në sallën ku do të mbahet mbledhja. Prej ditësh ata kanë protestuar kundër këtij projekti i cili prish banesat për t’i dhënë një frymëmarrje zonës arkeologjike të qytetit të lashtë. Nga ky projekt preken 70 familje të cilat gjatë protestave janë përplasur edhe me zyrtarë lokalë. Versus.al

