POLITIKË /

Protesta e opozitës ndez alarmin, Kryeministria blindohet me mburoja metalike

Punonjësit po instalojnë panele mbrojtëse përballë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, një ditë para tubimit të paralajmëruar.

Shkruar nga Versus

Protesta e opozitës ndez alarmin, Kryeministria blindohet me mburoja

Një ditë përpara protestës së paralajmëruar nga opozita, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë ka nisur vendosja e mburojave metalike përgjatë fasadës që përballet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pikërisht në këtë zonë është njoftuar se do të zhvillohet protesta kombëtare e thirrur kundër qeverisë.

Siç shihet edhe nga pamjet filmike, punonjës të shërbimeve përkatëse po instalojnë panelet metalike, me qëllim forcimin e masave të sigurisë dhe mbrojtjen e godinës nga çdo incident i mundshëm gjatë tubimit.

Protesta e opozitës pritet të mbahet më 22 dhjetor, në orën 18:00, dhe ka si objektiv rrëzimin e qeverisë. Organizatorët e saj e akuzojnë mazhorancën për një sërë skandalesh, përfshirë abuzime me tenderat e AKSHI-it, si edhe afera korruptive në disa investime të mëdha publike. Në këtë kuadër, opozita ka përmendur edhe çështjet ligjore për të cilat është marrë e pandehur zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Poll