Në mbledhjen e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme për shqyrtimin e disa projektligjeve dhe procesverbaleve pati debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Shkak u bënë diskutimet lidhur me qëndrimin që duhej të kishte mbajtur vendi sa i takon deklaratave të ministres së jashtme serbe për spastrim etnik në Kosovë.
Deputetët demokratë, Albana Vokshi e Tritan Shehu kërkuan shpjegime nga kreu i komisionit, Igli Hasani, ish-ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Pjesë nga debati:
Hasani: Kur më jep ti leksione për ruajtjen e durimit, është fundi i botës.
Vokshi: A mund të qetësoheni? Shoh që qenkeni në siklet.
Hasani: Jam aq i qetë, o zonja Vokshi.
Vokshi: E kuptoj që kjo gjuhë ju prek. E kuptoj që, duke ngritur zërin, ju kërkoni të fshihet heshtja e dënueshme e kryeministrit.
Hasani: Nuk më fsheh heshtjen e askujt. E kuptoj dëshirën për të përdorur deklaratën budallaqe të një të çmendure.
Vokshi: Ajo është ministre, s’mund të trajtohet si individ i çmendur.
Hasani: E çmendur, qelbësirë e çmendur.
Vokshi: Ju duhet të reagoni. Ky komision duhet të reagojë.
Hasani: Fol, por mos u merr me mua.
Vokshi: Drejtohuni siç duhet, ruani etikën dhe qetësinë. Ju më fyeni, por unë nuk i përgjigjem fyerjes suaj.
Hasani: Mos u merr me mua.
Vokshi: Opozita nuk do ta mbyllë gojën.
Për shkak të klimës së tensionuar, mbledhja e komisionit u ndërpre për disa minuta. Versus.al

