
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në 35-vjetorin e themelimit të PS së Durrësit, sulmoi kreun e PD, Sali Berisha, i cili u rikonfirmua si lider i opozitës me shumicë dërrmuese votash.
Rama nuk i kurseu kritikat për opozitën duke deklaruar se në krye të saj qëndron një mbetje e komunizmit.
Ai përmendi edhe protestat e opozitës, duke u shprehur se e vetmja e arsye sipas tij që dalin me molotovë e fishekzjarrë është për të zënë vend në mediat e huaja dhe qëllimi i tyre i vetëm është të ‘nxijnë Shqipërinë’
“PS i ka vlerësuar komunistët për atë që kanë qenë dhe ka refuzuar komunizmin për atë që ka prodhuar dhe nuk është e rastit që sot e gjithë ditën në anën tjetër vazhdon dhe mbijeton në krye të asaj që gabimisht quhet opozitë, një mbeturinë e komunizmit, në formën e vet më të neveritshme.
E komunizmit që formën e vet më të keqe e ka te komunisti antikomusit. Por ky nuk është problemi jonë dhe ne nuk na intereson kjo, por për ilustrim e solla në vëmendje. Si mund të krahasohej Shqipëria e fundosur e piramidave.
Mashtrimi më i madh në histori, nuk kishte si të ishte një Shqipëri pa një mijë e një gropa e boshllëqe, por u riangazhua me të ardhmen, me botën për të rivendosur rregull me tokën që deri në atë moment ishte hapur dhe bërë humnerë.
Morën rrugët me molotovë dhe gëzoheshin që fotografitë e flakdanëve që qëllonin mbi kryeministri e xhami dilnin në mediat e botës. Nxorën flamuj të gjermanisë në bulevard për herë të parë në historinë e pluralizmit, se kishim parë flamuj të amerikës. Flamuj të Gjermanisë nuk kishim parë që të dilnin”, tha Rama. Versus.al

