POLITIKË /

Refuzohet interpelanca për AKSHI-n, Bardhi-Peleshit: Dorëhiqu nëse nuk sjell dot Ramën në sallë

Shkruar nga Versus

Refuzohet interpelanca për AKSHI-n, Bardhi-Peleshit: Dorëhiqu

Me forcën e kartonëve, socialistët rrëzuan kërkesën e grupit parlamentar të PD për interpelancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me skandalin e AKSHI-t. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi që të përdorë autoritetin e tij për të sjellë Ramën në sallë për interpelancë, ose në të kundërt të japë dorëheqjen.

‘’Ju i keni refuzuar grupit Parlamentar të PD-së një interpelancë urgjente të thirrur me Kryeministrin e Shqipërisë. Keni kthyer dje një përgjigje pas orarit zyrtar për Grupin parlamentar, ku na jepni arsyet, pse ju si kryetar i Kuvendit, në shkelje të Kushtetutës, refuzonit interpelancën me Kryeministrin e vendit. Do i dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese të gjitha refuzimet. Në tejkalim të Kushtetutës, ke marrë përsipër të asgjësosh parlamentarizmin dhe demokracinë. Nëse s’keni autoritet të sillni Edi Ramën në seancë plenare, jep dorëheqjen zotëri”- u shpreh Bardhi. Versus.al

Poll