Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisionin “Now” në Euronews, foli lidhur me akuzat e bëra prej tij drejt ministrit Taulant Balla.
Duke iu referuar përgjimeve ku sipas tij Balla komunikonte me anëtarë të bandave kriminale, Berisha u shpreh se SPAK nuk ka sesi ta përgënjeshtrojë pasi dosja për socialistin është ekzistente.
“Unë jam njeri i ligjit dhe pas gjithë këtyre proceseve nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme. Kur unë gjej dosjen që më vjen nga SPAK apo burime të tjera kur thuhet Tao mori porosi të shkojë e të lirojë 2 vrasësit që i vunë Lulzim Kullës tritolin në shalën e biçikletës, akt i mirëfilltë terrorist…a mund të them gjë tjetër veç organizatë kriminale. Shembull tjetër Toyota Yaris është implikuar në të gjitha etapat e atij krimi, e kanë dosjen aty… SPAK nuk më përgënjeshtron dot si i nxjerr dokumente, nuk mundet kurrë unë… mund të bëjë një gjë ndonjëherë për të mbrojtur dëshmitarët i spostoj pak këtej pak andej. Një nga një do ju faktoj shqiptarëve se ata janë një organizatë e mirëfilltë kriminale”, tha Berisha.
Të hënën teksa respektoi masën “detyrim paraqitje”, Berisha lexoi jashtë dyerve të SPAK përgjimet ku sipas tij shfaqej Taulant Balla duke komunikuar me anëtarë të bandave kriminale për të siguruar sa më shumë vota në Elbasan gjatë zgjedhjeve të 2021-it, në këmbim të arrestimit të Çapjave. Versus.al








