POLITIKË /

“Thonë deputeti- deputeti, por ‘ujku’ të than”, Braçe: Të hetohet pasuria e drejtorëve të tatimeve dhe Doganave!

Shkruar nga Versus

“Thonë deputeti- deputeti, por ‘ujku’ të

Deputeti socialist, Erion Brace kërkoi ditën e sotme që në ligjin për kontrollin e pasurisë të futen drejtorët e tatimeve dhe doganave.

Gjatë mbledhjes në komisionin e Ekonomisë, u diskutua projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, Braçe tha se deputetët duhet të kufizoheshin për disa gjëra por jo në ekstrem. Sipas tij, nëse deputeti deklaron të ardhurat është në rregull.

“Ka deputetë që vijnë nga zonat rurale, ka hektarë tokë, do ti bëjë hyzmetin asaj gjëje, se nuk ka krahë pune tjetër atje.  Pse do të marrë punëtorë ai, të lejë nam. Deputeti si beu që shfrytëzon krahun e punës. Nuk shkon. Janë ca gjëra që duhen kufizuar tek deputeti, por nuk mund të shkohet në ekstrem.

Për sa kohë ai deklaron të ardhurat. Ne kemi futur disa kategori që nuk janë në ligjin për kontrollin e pasurive. Nuk janë këto të tatimeve dhe doganave nuk janë atje. Nëse u fusim këtu, duhet ti çojmë edhe atje. Të gjithë turren deputeti-deputeti, po ujku vazhdo ujku atje që të than”, tregoi Braçe.

Deputeti i PS analizoi diferencimin që po bëhet mes deputetëve dhe drejtorëve, me pozicione në institucionet shtetërore.

“Ka disa përcaktime që meritojnë zhvillim deri në fund. Mënyra e jetesës e kuptoj shumë qartë, vjen atje përtej, se tjetri…atë po i thoja një kolegu këtu matanë, që ka pantallona me arna që janë për modë dhe bëjnë 400 euro, si do të përcaktohet ky stili i jetesës, ka tuta që bëjnë 1000 euro ka dhe tuta që bëjnë 50 euro. Ka disa përcaktime që mund të krijojnë konflikte. Deputetit tuaj i ndalohet të kryejë çdo detyrë tjetër, përveç mësimdhënies, të japë vetëm mend, veç kësaj nuk do t’i lejohet gjë”, deklaroi Braçe. 

Erion Braçe: "Fusha e veprimit të një deputeti është e përcaktuar qartë në kushtetutë, në statusin e deputetit. Ndërkohë një deputet nuk është njësoj si një drejtor, qoftë rregullatori që menaxhon interesat e drejtpërdrejta, por nuk është as i njëjtë  me një drejtor agjencie ekzekutive qeveritare.

Një vit deputeti dhe një vit drejtori që prej 10-12 vitesh, ka menaxhuar interesa të drejtpërdrejta, në cilindo sektor, ka menaxhuar tendera e me radhë, nuk shkon ndalimi.

Kur kemi diskutuar për këtë gjë në një komision që u krijua në parlament në fillim të këtij vit kemi diskutuar për të mbrojtur veprimtarinë aktuale të secilit drejtues në momentin që del. Por ta lësh një drejtor që ka menaxhuar miliona euro, vetëm një vit pa u punësuar në një kompani private në sektorin që ka mbuluar nuk shkon. Prandaj me gjej me të drejtë pyetjen që bën kolegia.

Ka drejtuar veçanërisht në ekzekutiv, të cilët mund të shfuqizohet në vite koha e konfliktit të tyre të interesit pasi dalin nga puna, pasi ikin. Nuk mund të ngelet një vit për të gjithë, nuk shkon.

E dyta gjë që kam, ka disa përcaktime që meritojnë zhvillim deri në fund. Mënyra e jetesës e kuptoj shumë qartë, vjen atje përtej, se tjetri…atë po i thoja një kolegu këtu matanë, që ka pantallona me arna që janë për modë dhe bëjnë 400 euro, si do të përcaktohet ky stili i jetesës, ka tuta që bëjnë 1000 euro ka dhe tuta që bëjnë 50 euro.

Ka disa përcaktime që mund të krijojnë konflikte. Deputetit tuaj i ndalohet të kryejë çdo detyrë tjetër, përveç mësimdhënies, të japë vetëm mend, veç kësaj nuk do t’i lejohet gjë.

Ka deputetë që vijnë nga zonat rurale, ka hektarë tokë, do ti bëjë hyzmetin asaj gjëje, se nuk ka krahë pune tjetër atje.  Pse do të marrë punëtorë ai, të lejë nam. Deputeti si beu që shfrytëzon krahun e punës.

Nuk shkon. Janë ca gjëra që duhen kufizuar tek deputeti, por nuk mund të shkohet në ekstrem. Për sa kohë ai deklaron të ardhurat. Ne kemi futur disa kategori që nuk janë në ligjin për kontrollin e pasurive. Nuk janë këta të tatimeve dhe doganave nuk janë atje. Nëse i fusim këtu, duhet t’i çojmë edhe atje. Të gjithë turren deputeti-deputeti, po ujku vazhdo ujku atje që të than."

Poll