Pas largimeve të ish-zyrtarëve të PD drejt PS-së për të marrë poste të ndryshme, një tjetër rast i ngjashëm është shënuar në Sarandë ku ish-kryetarja e degës së partisë është emëruar nënkryebashkiake e qytetit bregdetar.
Manjola Nikollo ka pranuar propozimin që i ishte bërë prej disa muajsh nga kryebashkiaku Oltion Çaçi. Ajo dha dorëheqjen nga posti i kryetares së PD në Sarandë për të marrë pjesë në primaret e organizuara dhe më pas hoqi dorë edhe nga pjesëmarrja ne listën e hapur të PD në qarkun e Vlorës për zgjedhjet e 11 majit.
Në bashkinë e Sarandës, në janar të këtij viti edhe Jolio Dine, ish-kandidati i PD për deputet mori postin e drejtorit të Shërbimeve. Versus.al







