POLITIKË /

Vizita e Ramës “shkund” administratën në Vlorë, bashkia ‘kujtohet’ për rrugët me gropa dhe pastrimin e sheshit

Ndërkohë që punë të tilla duhej të ishin bërë vazhdimisht, duket se vizita e Ramës shkakton lëvizje në administratën e qytetit bregdetar.

Shkruar nga Versus
Vizita e Ramës “shkund” administratën në Vlorë,
Foto nga Vlora

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama viziton Vlorën në kuadër të turit të takimeve “Punët për Shqipërinë”. Mirëpo ajo që ka rënë në sy është fakti se e gjithë administrata duket se është vënë në lëvizje para se kreu i qeverisë të mbërrijë.

Me qëllim që gjithçka të duket në rregull, në rrugët e qytetit të Vlorës shihet eskavatori për kryerjen e punimeve të cilët duhet të ishin kryer kohë më parë për përmirësimin e jetës së banorëve dhe jo për t’u dukur sikur gjithçka është në rregull kur ka vizitë nga Rama.

Gjithashtu janë vënë në lëvizje punëtorët e shërbimit të pastrimit të cilët kanë nisur me pastrimin e sheshit. Versus.al

Poll