Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një operacion nën drejtimin e prokurorisë së Elbasanit e cila ka caktuar masa sigurie ndaj 7 personave të përfshirë në bastet online. Gjashtë prej personave të përfshirë rezultojnë të jenë efektivë policie në qarqe të ndryshme.
Për dy prej tyre është caktuar ‘arrest shtëpie’ ndërsa për 4 të tjerë është caktuar masa e ndalimit të daljes jashtë vendit dhe detyrim paraqitje.
Arrest në shtëpi:
Nënkomisar R.T., me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës.
Inspektor E.K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.
Shtetasi I.T., banues në Tiranë
Ndalim i daljes jashtë vendit dhe detyrim paraqitje:
Komisar D.S., me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll.
Nënkomisar A.M., me detyrë Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.
Inspektor G.B., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.
Inspektor E.D., me detyrë Trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, në njësinë speciale “Renea”.
Efektivët në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke organizuar dhe favorizuar ushtrimin e basteve online. Versus.al

