AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Peqin–Rrogozhinë: 3 të plagosur pas përplasjes mes dy makinave

Përplasja në fshatin Karinë shkakton dëme të konsiderueshme materiale dhe ndërprerje të qarkullimit rrugor.

Shkruar nga Versus
Aksident i rëndë në Peqin–Rrogozhinë: 3 të
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi sot rreth orës 10:05, në ditën e parë të vitit, në aksin kombëtar Peqin–Rrogozhinë, në fshatin Karinë të Peqinit. Sipas burimeve nga vendngjarja, dy automjete u përplasën fort mes tyre.

Si pasojë e aksidentit, të dy mjetet pësojnë dëme të konsiderueshme, ndërsa tre persona mbetën të plagosur rëndë dhe u transportuan menjëherë me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe autoambulancat, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme. Qarkullimi në këtë segment rrugor është ndërprerë përkohësisht, ndërsa policia po heton shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë aksident.

Poll