AKTUALITET /

Laç / Kapet me armë automatike me krehër dhe fishekë, arrestohet 29-vjeçari

Operacioni policor “Fokusi” zbulon dhe godet mbajtjen pa leje të armëve gjatë ditëve festive të fundvitit.

Shkruar nga Versus

Laç / Kapet me armë automatike me krehër dhe fishekë,

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Fokusi”, duke goditur një tjetër rast të mbajtjes pa leje të armës së zjarrit. Në Laç, forcat e rendit sekuestruan një armë automatike me krehër dhe fishekë, e mbajtur pa leje nga 29-vjeçari Serxhio Kola.

Arrestimi i tij u realizua pas verifikimeve dhe kontrollit të banesës, ku u gjetën gjithashtu disa sende të tjera. Operacioni u zhvillua si rezultat i punës së mirorganizuar informative dhe operacionale të Policisë Kurbin, me synim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe garantimin e rendit dhe qetësisë gjatë ditëve festive të fundvitit.

Autoritetet nënvizojnë se ky është një hap i rëndësishëm në goditjen e mbajtjes së armëve pa leje dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve.

Poll