
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në burgun e Reçit ku një 35 vjeçar i dënuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në qelinë e tij.
Bëhet fjalë për Sandër Dedën, i cili është dërguar në spitalin e Shkodrës por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.
Sipas ekipit mjekësor të burgut, 35-vjeçari është trajtuar si pacient me probleme të çrregullimit mendor.
Deda po vuante dënimin për plagosje me dashje. Versus.al

