AKTUALITET /

EMRI/ Arrestohet 44-vjeçari në Durrës, kërcënoi me sëpatë dy persona pas një konflikti

Ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për personin me inicialet B. K., pasi kishte djeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë .

Shkruar nga Versus
EMRI/ Arrestohet 44-vjeçari në Durrës, kërcënoi me
Foto ilustruese

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi kërcënoi me sëpatë dy persona.

Ermal Dhampiraj u kap në lagjen nr. 17, teksa bëhet me dije se incidenti fatmirësisht pas pasoja ka ardhur si pasojë e një konflikti.

Ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për personin me inicialet B. K., pasi kishte djeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë .

Njoftimi i policisë:

Menjëherë pas njoftimit se në lagjen nr. 17, Durrës, një shtetas po kanoste dy shtetas të tjerë me mjet prerës (sopatë), për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e personave të përfshirë, si dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. Dh., 44 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasi 44-vjeçar u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16, teksa kanoste me sopatë shtetasin E. A.,  dhe  shtetasen E. S., të dy banues në Durrës.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi B. K., i cili kishte djeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Versus.al

Poll