AKTUALITET /

VIDEO/ Tensionohet situata në Theth, banorët përplasen me policinë, të pranishëm dhe përfaqësues të opozitës

Sherri ka nisur me drejtorin e ri të policisë Gentian Berberi ku drejtuesi politik i demokratëve në Shkodër Boçi dhe deputeti Bardh Spahia, pretendojnë se Berberi iu është drejtuar me fjalët: Ju tërheq edhe ju zvarrë.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Tensionohet situata në Theth, banorët përplasen me
Pamje nga përplasja

Është tensionuar situate në Theth, ku IKMT prej gjashtë ditësh vazhdon prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin turistik.

Mësohet se protestës së banorëve i janë bashkuar Bardh Spahiu dhe Luçiano Boçi.

Sherri ka nisur me drejtorin e ri të policisë Gentian Berberi ku drejtuesi politik i demokratëve në Shkodër Boçi dhe deputeti Bardh Spahia, pretendojnë se Berberi iu është drejtuar me fjalët: Ju tërheq edhe ju zvarrë.

Në një prononcim për media, Spahia u shpreh se ndaj banorëve të Thethit po ushtrohet terror. 

Spahiu shtoi se është hera e parë që Thethi dhe Dukagjini përballet me një dhunë të tillë. 

''Siç e shikoni ndodhemi në një terror të vërtetë të shtetit të Ramës ndaj banorëve të Thethit dhe Dukagjinit. Kjo zonë si ka provuar këto pamje që prej hordhive serbe dhe përballjes së banorëve patriot të kësaj zone. Është hera e parë që në gjithë këto vite Thethi dhe Dukagjini përballet me një dhunë të tillë, terror shtetëror të paprecedentë, të paargumentuar. Falë një përgjegjësie ekstreme të Ramës vetë, i cili si një besprerë tipik pasi u dha fjalën se do t’i lejonte, madje u bëri thirrje qe të investonin emigrantëve të shumtë të investonin, në këtë zonë, i dhunon sot, dhe i hedh në lumë investimet dhe kursimet e një jete të tërë.

Këtyre qytetarëve të ndershëm që me mund e sakrifica mundohen të mbijetojnë në kushte të vështira ekonomike. Terror i paprecedentë shtetëror, hakmarrje  e mirëfilltë e Ramës karshi Thethit që e refuzoi qartazi në zgjedhjet e 11 majit. Bespremje dhe tradhti e mirëfilltë e Ramës ndaj këtyre qytetarëve që nuk kanë alternativa të tjera. Nga mungesa e shtetit dhe aftësia për t’i pajisur me tituj pronësie gjenden sot në këtë situatë.”, tha ndër të tjerash Spahia. /Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll