AKTUALITET /

Gati marrëveshja me qeverinë shqiptare, ambasadori i Indisë: Shumë indianë do vijnë në Shqipëri

Në Shqipëri janë regjistruar 18 kompani indiane në sektorin minerar.

Shkruar nga Versus

Gati marrëveshja me qeverinë shqiptare, ambasadori i Indisë:

Shqipëria dhe India së shpejti pritet të formalizojnë një marrëveshje për migracion të rregullt të punonjësve indianë drejt tregut shqiptar të punës, gjë që pritet të ndikojë në sektorin e turizmit dhe punësimit.

Kjo deklaratë u bë nga ambasadori i Indisë në Shqipëri, Ravindra Prasad Jaisëal gjatë vizitës në Pogradec ku deklaroi se bisedimet me qeverinë Rama janë në fazë të avancuar dhe synojnë që të krijohet një bazë e rregullt për lëvizjen e fuqisë punëtore.

Sipas tij, India cilësohet një burim i rëndësishëm i punëtorëve të kualifikuar, ndërsa bizneset shqiptare po i shohin gjithnjë e më shumë ata si potencial për sektorë të ndryshëm ekonomikë. Aktualisht, në Shqipëri janë dhënë rreth 1 mijë e 200 viza pune për shtetas indianë, një shifër që pritet të rritet.

Sa i takon investimeve, ambasadori njoftoi se në Shqipëri janë të regjistruara 18 kompani indiane, kryesisht në sektorin minerar, megjithëse aktiviteti i tyre nuk është ende plotësisht i konsoliduar. Versus.al

Poll