
Një 36-vjeçar, i identifikuar me inicialet B.P., është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka mashtruar një grua 39-vjeçare duke i premtuar blerjen e një apartamenti.
Sipas hetimeve paraprake, 36-vjeçari i ka marrë viktimës shuma parash përmes mashtrimit, ndërsa më pas, kur ajo ka kërkuar kthimin e parave, ai e ka kanosur.
Materialet procedurale në lidhje me këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

