AKTUALITET /

“I themi policisë mos na provokoni”, aktivistja: 6 nga shokët tanë u tërhoqën zvarrë, por ne s'jemi kriminelë

Vatnikaj deklaroi se protesta ka qenë paqësore dhe kujtoi një tjetër incident të ndodhur një muaj më parë, ku sipas saj një qytetar u tërhoq zvarrë nga rojet e sigurisë gjatë një tubimi.

Shkruar nga Versus

“I themi policisë mos na provokoni”, aktivistja: 6 nga

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka reaguar gjatë protestës së 31-të kundër qeverisë, duke denoncuar atë që ajo e cilësoi si dhunë të ushtruar nga policia ndaj protestuesve gjatë përplasjes së regjistruar paraditen e sotme para Kuvendit.

Vatnikaj deklaroi se protesta ka qenë paqësore dhe kujtoi një tjetër incident të ndodhur një muaj më parë, ku sipas saj një qytetar u tërhoq zvarrë nga rojet e sigurisë gjatë një tubimi.

“U kemi thënë policisë një muaj më parë se nuk jemi kriminelë, por protesta jonë është paqësore. Sot gjashtë shokët tanë janë tërhequr zvarrë”, tha aktivistja.

Ajo iu drejtua Policisë së Shtetit duke kërkuar që të shmangen provokimet ndaj protestuesve.

“I themi policisë së shtetit se ne nuk jemi kriminelë. Kriminelë janë shefat tuaj që bashkëpunojnë me krimin”, u shpreh Vatnikaj.

Më tej, aktivistja akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se protestuesit do të vijojnë qëndrimin e tyre.

“Është kryeministri që bashkëpunon me krimin, është qeveria e Edi Ramës që është e gjitha në SPAK”, deklaroi ajo.

Sipas Vatnikajt, ndërhyrjet ndaj protestuesve paqësorë tregojnë, sipas saj, frikën e autoriteteve.

“Dhuna ndaj protestuesve paqësorë tregon vetëm frikën e tyre. Sa më shumë frikë kanë ata, aq më shumë forcohemi ne”, përfundoi aktivistja.Versus.al

Poll