
Protestat antiqeveritare do të vijojnë edhe gjatë paradites, me aksione të organizuara nga qytetarët, të cilët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.
Një nga nismëtarët e protestës bëri të ditur se aksioni i radhës do të zhvillohet të mërkurën para Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku një grup përfaqësuesish do të dorëzojë një kallëzim që, sipas tyre, lidhet me publikimin “The Albanian Files”.
Gjatë fjalës së tij, aktivisti e cilësoi dosjen si “armën e krimit” dhe u bëri thirrje qytetarëve ta mbështesin me firmat e tyre.
“Kjo është arma e krimit dhe ju ftoj ta firmosni. Nesër do ta dorëzojmë në SPAK”, deklaroi ai.
Sipas organizatorëve, protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me aksione të përditshme, derisa të realizohen kërkesat e tyre.Versus.al

