Një incident është regjistruar gjatë protestës së zhvilluar këtë mbrëmje, ku mes dy pjesëmarrësve ka pasur një përplasje.
Sipas pamjeve të publikuara, një person i ka hedhur ujë në kokë një gruaje gjatë protestës, duke shkaktuar reagimin e qytetarëve të tjerë të pranishëm.
Disa protestues kanë ndërhyrë menjëherë për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
Nuk dihen ende shkaqet që çuan në përplasjen mes tyre.
View this post on Instagram

