
Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke përsëritur thirrjet e tyre kundër qeverisë.
Gjatë marshimit, qytetarët kaluan para selisë së PD ku brohoritën në kor:“Opozitë e shtirur!”, “PD-PS, dyshe komuniste”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria e rinisë, jo e partisë!”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”
Protesta e sotme u zhvillua për të 31-ën ditë radhazi, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi qytetar do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

