AKTUALITET /

Karburant, biznese, troje, banesa e magazina, Prokuroria Gjirokastrës konfiskon 3 milionë euro pasuri të Drini Alikos

Vendimi për konfiskimin e pasurive u mor në kuadër të një hetimi pasuror i zhvilluar nga Prokuroria e Gjirokastrës, e cila vërtetoi se subjekti nuk kishte burime të ligjshme financiare për krijimin e pasurive të regjistruara në emrin e tij.

Shkruar nga Versus
Karburant, biznese, troje, banesa e magazina, Prokuroria Gjirokastrës
Drini Aliko

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, janë konfiskuar rreth 3 milionë euro pasuri në pronësi të ish-kryetarit të komunës së  Lazaratit, Dasho Aliko pasi nga hetimet rezultoi se ato nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme.

Vendimi për konfiskimin e pasurive u mor në kuadër të një hetimi pasuror i zhvilluar nga Prokuroria e Gjirokastrës, e cila vërtetoi se subjekti nuk kishte burime të ligjshme financiare për krijimin e pasurive të regjistruara në emrin e tij.

Pasuritë e konfiskuara përfshijnë një numër të konsiderueshëm pronash të paluajtshme dhe aktivitetesh ekonomike, si troje me sipërfaqe të ndryshme në qytetin e Gjirokastrës, Lazarat, Grehot dhe Kordhocë; tokë bujqësore në fshatin Arshi Lengo; banesa dhe sipërfaqe sheshi; si dhe objekte biznesi, përfshirë një karburant, ndërtesa zyrash, lokale, magazina, vendroje, nyje betoni dhe zona për afrimin e materialeve të ngurta.]

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme, konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Gjirokastër, 3 mln euro pasuri të shtetasit D.A.; karburant, biznese, troje, banesa e magazina

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër, u konfiskuan tre milionë euro pasuri të shtetasit D.A. i cili nga hetimet rezultoi se nuk ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive.

Kërkesa për konfiskim erdhi në kuadër të hetimit pasuror nr.2 të vitit 2019 dhe u konfiskuan pasuritë si më poshtë:

- Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 350m2, me vendndodhje në qytetin Gjirokastër;

- Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1500m2 dhe ndërtim 23 m2 me vendndodhje në Lazarat, Gjirokastër;

- Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 450 m2, me vendndodhje në Grehot, Gjirokastër; 

- Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1646 m2 me vendndodhje në Grehot, Gjirokastër;

- Pasuria e llojit “Arë” me sipërfaqe 7000 m2 me vendndodhje në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër; 

- Pasuria e llojit “Banesë” me sipërfaqe 120 m2 ndërtim, dhe pasuria e llojit “Sipërfaqe sheshi” 600 m2 me vendndodhje në Lazarat;

- Pasuria e llojit “Karburant” me sipërfaqe 148 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

- Pasuria e llojit “Ndërtesë e zyrave dy-katëshe” me sipërfaqe 69 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

- Pasuria e llojit “Lokal” me sipërfaqe 94 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

- Pasuria e llojit “Magazinë” me sipërfaqe 437 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

- Pasuria e llojit “Magazinë” me sipërfaqe 98 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

- Pasuria e llojit “Magazinë” me sipërfaqe 542 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

- Pasuria e llojit “Vendroje” me sipërfaqe 5 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

- Pasuria e llojit “Nyje betoni” me sipërfaqe 55 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

- Pasuria e llojit “Vend afrimi i materialeve të ngurta” me sipërfaqe 424 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

- Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 2224 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër; dhe

- Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1608 m2 me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër;

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh angazhimin e plotë për hetimin me prioritet të procedimeve pasurore si dhe për sekuestrimin/konfiskimin e pasurive në zbatim të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprave që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre./Versus.al

 

 

Poll