Punonjëset e lavanderisë dhe kuzhinës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë kanë dalë sot në protestë, duke kërkuar pagesën e rrogave të prapambetura prej më shumë se një muaji.
Ato u mblodhën para godinës së Drejtorisë së QSUT-së, ku kërkuan nga autoritetet të marrin menjëherë pagat, sidomos në këtë periudhë fundviti kur shpenzimet familjare janë të larta.
Gjatë protestës, punonjëset shprehën pakënaqësinë për kushtet e vështira dhe vonesat e përsëritura në pagesa.
Pas disa minutash protestë, punonjëset u shpërndanë pas premtimit nga drejtuesit e spitalit se pagat do të hidhen ditën e hënë.
Megjithatë, ato theksuan se nëse pagesat nuk realizohen, do të rikthehen sërish në protestë ditën e hënë./Versus.al

