
Personi që shihni në foton e mësipërme është autori i plagosjes së dyfishtë që ndodhi mëngjesin e sotëm (26 janar) në qytetin e Durrësit. Mikel Dodaji, 56-vjeç debatoi me vajzën e tij Xhesika Ndoji 24 vjeçe më pas e goditi me thikë, por një kalimtar i rastësishëm sapo pa konfliktin ndërhyri, kjo ka mjaftuar që autori të plagoste edhe atë.
56 vjeçari kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu dhe ishte i divorcuar me bashkëshorten e tij, për shkak të dhunës. Vetëm pak orë pas ngjarjes Mikel Ndoji u arrestua nga policia në Durrës./ Versus.al



