
Rreth orës 18:55, në afërsi të hyrjes së qytetit të Laçit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti që drejtohej nga shtetasi M. N.. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të dëmtuar.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke kryer veprime të shpejta hetimore dhe operative, nga të cilat janë identifikuar si autorë të dyshuar shtetasi P. Gj. dhe dy djemtë e tij, shtetasit H. Gj. dhe P. Gj.. Dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në lëvizje.
Aktualisht, forcat e policisë po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tre personave të dyshuar.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

