Një aksident tragjik është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor Borsh-Fterrë, ku ka humbur jetën efektivi i Policisë Kufitare në Sarandë, Eduart Maçi, 56 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur ndërsa Maçi po udhëtonte me një automjet tip “Toyota”, në të cilin ndodheshin edhe tre persona të tjerë. Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.
Dy nga pasagjerët ndodhen në gjendje kritike në spital, ndërsa i treti ka marrë lëndime më të lehta.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe për përcaktimin e drejtuesit të mjetit në momentin e përplasjes./Versus.al








