
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Parkun e Lojërave “Aulona” në qytetin e Vlorës, ku një fëmijë ka rënë nga lartësia teksa po luante në një strukturë ngjitjeje me litarë.
Sipas faqes 'Disidentët' në Facebook, e cila ka raportuar dhe ngjarjen, fëmija është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por me disa fraktura trupore.
Ngjarja ngre pikëpyetje serioze mbi standardet e sigurisë në këto hapësira të frekuentuara masivisht nga fëmijë.
Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga administrata e parkut apo institucionet përgjegjëse për inspektimin dhe sigurinë e ambienteve të lojës./Versus.al