AKTUALITET /

VIDEO / Goditën ‘baronët’ e narkotrafikut, trafikuan 411 milion euro "mall". Si fshihej droga e paratë, kush i “tradhëtoi”

Grupi i shqiptarëve ishin fuqizuar aq shumë në treg sa ishin bërë blerës së dorës së parë në Kolumbi dhe Ekuador, ndërsa disa prej porteve më të mëdha evropiane ishin vënë “nën shërbim’ të tyre për të kaluar tonelata me kokainë

Shkruar nga Versus

VIDEO / Goditën ‘baronët’ e narkotrafikut, trafikuan 411

6 ton drogë, 411 milion euro të “xhiruara” në tregun global e narkotrafikut dhe në mes 16 persona, “baronë” shqiptarë droge, që “pinin ujë” në burim, direkt nga plantacionet e kultivimit dhe përpunimit të kokainës në Ekuador e Kolumbi.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese vendase dhe ndërkombëtare, ka goditur një nga rrjetet më të mëdha dhe të sofistikuara të trafikut ndërkombëtar të drogës me origjinë nga Amerika Latine dhe destinacion vendet e Bashkimit Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar. Hetimi i thelluar, që përfshin mbi 6 ton lëndë narkotike të sekuestruara dhe një vlerë tregu mbi 411 milionë euro, ka vënë në pranga 16 persona dhe ka zbuluar një strukturë kriminale me shtrirje në disa kontinente.


Skema e trafikut. Nga Santa Marta në portet e Evropës

Hetimi, i udhëhequr nga prokurorët Altin Dumani dhe Adnan Xholi, ka zbuluar një rrjet të strukturuar kriminal që funksiononte me një logjistikë shumë të avancuar. Lënda narkotike, kryesisht kokainë e pastër, vinte nga Kolumbia dhe Ekuadori, kryesisht nga zona e Santa Marta – dhe transportohej drejt porteve kryesore evropiane si Rotterdam (Holandë), Anvers (Belgjikë) dhe Algeciras (Spanjë).

Droga fshihej mjeshtërisht në ngarkesa të ligjshme, duke përfshirë paleta druri, kuti me banane, thasë me kakao apo kontejnerë me mallra ndërtimi, për të shmangur kontrollet doganore. Pasi mbërrinte në Evropë, shpërndahej përmes rrjeteve të dedikuara në Francë, Itali, dhe përmes Channel Tunnel në Britaninë e Madhe.

Struktura, nga financuesit te shpërndarësit

Ky grup kriminal ishte i organizuar në formë piramidale me role të qarta dhe të specializuara. Në majë qëndronin financuesit dhe drejtuesit, të cilët qëndronin në vende si Dubai, Britania e Madhe, apo shtete të BE-së. Ata porosisnin dhe financonin ngarkesat me drogë, koordinonin linjat e transportit, rrugët dhe pikat e kontaktit ndërkombëtar.

Në nivelin e dytë ishin bashkëpunëtorët logjistikë, persona që gjenin kompani legjitime, kontraktonin shoferë, shpesh shtetas rumunë, dhe organizojnë ngarkesat duke përdorur metoda të avancuara fshehjeje. Për shpërndarjen në destinacion, grupi kishte agjentë që prisnin, magazinonin dhe shpërndanin drogën sipas kërkesës së tregjeve lokale.

Në burim, në Amerikën Latine, vepronin persona ende të paidentifikuar, që kujdeseshin për ambalazhimin dhe nisjen e ngarkesave. Komunikimi mes të gjithë hallkave të këtij zinxhiri bëhej përmes platformave të koduara si Sky dhe EncroChat, duke përdorur pseudonime dhe PIN-e të koduara për të shmangur përgjimet dhe gjurmët.

Pagesat përmes sistemit Hawala, para pa gjurmë

Për të shmangur gjurmimin financiar, rrjeti përdorte një sistem tradicional por shumë efektiv – sistemin Haëala. Ky mekanizëm i vjetër transferonte miliona euro midis vendeve pa kaluar përmes bankave, duke mos lënë asnjë gjurmë zyrtare.

Pagesat verifikoheshin përmes kartëmonedhave të koduara, ku ishin shënuar pseudonime, shuma dhe data, që duheshin për tërheqjen e saktë të shumave në destinacionin përkatës.

Rezultatet e operacionit, sekuestrime dhe arrestime

Hetimet e thelluara, të nisura në vitin 2021 dhe të ndara më tej në procedimin penal nr. 184/3 të vitit 2024, çuan në identifikimin dhe procedimin penal të 16 personave, të cilët akuzohen për:

- Trafikim të lëndëve narkotike
- Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal
- Kryerje veprash penale nga grup kriminal
- Së fundmi, më 25 korrik 2025, u ekzekutuan masat “arrest me burg” për 7 persona, nga të cilët 6 u arrestuan, ndërsa njëri është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në banesën e njërit prej tyre, A.H., u gjetën 3 armë zjarri të paligjshme, duke çuar në një arrestim në flagrancë.

Pasuri marramendëse të sekuestruara

VIDEO / Goditën ‘baronët’ e narkotrafikut, trafikuan 411

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar pasuri të konsiderueshme që vërtetojnë përmasat e aktivitetit kriminal të këtij rrjeti:

43,470 € dhe 5,000 franga zvicerane në cash
3 automjete luksoze, përfshirë Mercedes Benz AMG G63
1 skaf luksoz, Hull Works Sarock 40, viti 2025
3 armë zjarri, me fishekë dhe karikatorë

VIDEO / Goditën ‘baronët’ e narkotrafikut, trafikuan 411
2 ora luksi: Rolex dhe Richard Mille RM50-03 McLaren
16 celularë, kryesisht iPhone dhe Samsung
19 karta bankare ndërkombëtare
Dokumente për llogari bankare në Panama, Emiratet e Bashkuara, Gjermani dhe Itali
8 hard disqe 6TB, 1 NVR Hikvision, dhe 2 radio komunikimi
Dokumente të shumta identifikimi, pasurie dhe leje drejtimi në disa shtete

VIDEO / Goditën ‘baronët’ e narkotrafikut, trafikuan 411

Episodet kryesore të sekuestrimeve ndërkombëtare

Ky rrjet dyshohet të ketë qenë i përfshirë në trafikimin e tonelatave me kokainë dhe hashash, të sekuestruara në këto raste kryesore:

Kokainë

Holandë – mbi 2000 kg në qershor 2020 (vlera: 151 mln €)
Belgjikë – 989.1 kg në prill 2020
Spanjë – 400 kg në shkurt 2020
Francë-Mbretëri e Bashkuar – 250 kg në prill 2020
Holandë – 1484.07 kg në tetor 2020

Hashash

Rimini, Itali – 275 kg në korrik 2020
Bari, Itali – 400 kg në mars 2021
Algeciras, Spanjë – rreth 1442 kg (170 kg për llogari të këtij grupi)

Episode të tjera

Francë, shkurt 2020 – sekuestruar një automjet dhe 72,000 euro cash

“Ky hetim është rezultat i analizës së të dhënave të dekriptuara nga komunikimet Sky/ECC, të cilat ishin kyçe për identifikimin e të dyshuarve dhe përcaktimin e rolit të tyre,” theksojnë prokurorët Dumani dhe Xholi.

 

Poll