BOTA /

"Kërcënimi ishte i qartë", Konjufca flet pas alarmit për bombë në Kuvendin e Kosovës

Shkruar nga Versus

"Kërcënimi ishte i qartë", Konjufca flet pas alarmit

Ish-kryeparlamentari i Kosovës dhe deputeti aktual i Vetëvendosjes Glauk Konjufca ka folur për mediat pas evakuimit të deputetëve nga Kuvendi për shkak të një alarmi për bombë.

Konjufca tha se njoftimi për bombën e vendosur është bërë përmes një telefonate në policinë e Prishtinës.

"Kërcënimi ka qenë i qartë, policia po mendon ashtu, të gjitha grupet parlamentare po i binden këtij vendimi. Me sa di unë vetëm përmes telefonatës, tjerat nuk i kemi të qarta", deklaroi Konjufca. Versus.al

Poll