Gjakova u trondit në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një vrasje dhe një plagosje. Pronari i një lokali në qytet dyshohet se vrau klientin pas mosmarrëveshjes së momentit. Autori është identifikuar si Nexhdet Zymberaj dhe aktualisht po kërkohet nga policia e Kosovës.
Ndërsa si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i vrarë 38 vjeçari Rasim Binakaj i cili rezulton të ketë qenë xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj.
Lajmi u bë publik nëpërmjet rrjeteve sociale. Sipas mediave vendase, viktima dhe autori ishin shokë me njëri-tjetrin dhe ende nuk dihet arsyeja që sherri mes tyre degradoi deri në përdorimin e armës së zjarrit. Ndërkohë i plagosur ka mbetur E.M, 29 vjeç i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Versus.al

