
Kevi Norra, 23 vjeç, i cili shihni në fotografi, është personi përgjegjës për aksidentin tragjik ku humbën jetën dy motra, Elvisa dhe Rozina Dhimaku.
Ai po lëvizte me shpejtësi dhe në krahun e kundërt të aksit Sarandë–Delvinë, kur përplasi makinën ku udhëtonin dy motrat dhe shoqja e tyre.
Si pasojë e përplasjes, Antonela Zhupa, shoqja e vajzave, mbeti e plagosur dhe ndodhet në spital. Kevi Norra është arrestuar nga Policia e Sarandës dhe po hetohet për aksident me dy viktima dhe një të plagosur./Versus.al








