Live Updates /

Do festonte 30 vjetorin në prill, i riu shqiptar ekzekutohet nga bashkëatdhetari! Dyshohet krim pasioni

*Një 30 vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e së premtes, më 20 mars, në periferi të Arezzo, në zonën Bivio di Olmo, pak para mesnatës. *Sipas raportimeve nga mediat italiane, Gjergj Përgegaj u vra pas një konflikti që dyshohet se kishte nisur brenda lokalit. *Viktima u qëllua me armë zjarri disa herë, duke marrë plagë të rënda në qafë, dhe ndërroi jetë brenda pak minutash, pa mundur të transportohej në spital. *Autori gjithashtu shqiptar u arrestua pak pas ngjarjes. *Gjergj Përgegaj do të festonte 30-vjetorin më 19 prill, ndërsa ngjarja ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë e shqiptarëve në rajon.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një 30 vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e së premtes, më 20 mars, në periferi të Arezzo, në zonën Bivio di Olmo, pak para mesnatës. *Sipas raportimeve nga mediat italiane, Gjergj Përgegaj u vra pas një konflikti që dyshohet se kishte nisur brenda lokalit. *Viktima u qëllua me armë zjarri disa herë, duke marrë plagë të rënda në qafë, dhe ndërroi jetë brenda pak minutash, pa mundur të transportohej në spital. *Autori gjithashtu shqiptar u arrestua pak pas ngjarjes. *Gjergj Përgegaj do të festonte 30-vjetorin më 19 prill, ndërsa ngjarja ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë e shqiptarëve në rajon.

3 Postime
7 ORE ME PARE

Do festonte 30-vjetorin në prill, ky është i riu shqiptar që u v*a në Itali

Do festonte 30 vjetorin në prill, i riu shqiptar ekzekutohet nga
Gjergj Përgegaj

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. 29-vjeçari Gjergj Përgegaj u vra mbrëmjen e djeshme në Arezzo nga një bashkëkombas i tij, pas një konflikti të dyshuar për motive xhelozie.

Sipas mediave italiane, viktima u qëllua nga partneri aktual i ish-të dashurës së tij, një 35-vjeçar, i cili e pa duke biseduar me të renë, një shtetase rumune, pasi Përgegaj kishte përfunduar turnin e punës si kamerier. Një nga plumbat e goditi të riun në fyt, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes, autori u largua, por u arrestua disa orë më vonë nga policia pa bërë rezistencë. Trupi i 29-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit San Donato për ekzaminime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të vrasjes, e cila dyshohet të ketë motive pasionale.

Gjergj Përgegaj do të festonte 30-vjetorin më 19 prill, ndërsa ngjarja ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë e shqiptarëve në rajon./Versus.al

9 ORE ME PARE

Sherr për një vazjë, kush është shqiptari i vrarë në Itali?

Do festonte 30 vjetorin në prill, i riu shqiptar ekzekutohet nga

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar, Gjergj Pergegaj, në Arezzo, Itali.

Sipas mediave vendase, dyshohet se autori është partneri i ish-të dashurës së viktimës.

Sipas raportimit të La Nazione, 35-vjeçari, gjithashtu me origjinë shqiptare, ka parë partneren e tij duke biseduar me ish të dashurin, Gjergj Pergegaj.

Ai nxori armën dhe qëlloi tre herë në drejtim të të riut, duke e goditur një plumb në fyt, që rezultoi fatal.

Hetimet paraprake tregojnë se të dy burrat njiheshin me njëri-tjetrin. Viktima po fliste me ish-të dashurën e tij, pasi kishte përfunduar turnin. Ai punonte kamerier në një restorant.

Kur 35-vjeçari i pa së bashku, humbi durimin, nxori armën dhe qëlloi drejt 30-vjeçarit.

Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por plumbi në fyt i shkaktoi Gjergj Pergegaj vdekjen e menjëhershme.

Autori u largua nga vendngjarja, por policia dhe karabinierët filluan kërkimet dhe pas disa orësh e lokalizuan. 35-vjeçari nuk i rezistoi arrestimit.

Trupi i viktimës u transferua në morgun e Spitali San Donato për ekzaminime të mëtejshme.

10 ORE ME PARE

EMRI/ Ekz*kutohet me armë zjarri në Itali 30 vjeçari shqiptar, arrestohet bashkatdhetari! Dyshohet krim pasioni

Do festonte 30 vjetorin në prill, i riu shqiptar ekzekutohet nga
Pamje nga vendngjarja

Një 30 vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e së premtes, më 20 mars, në periferi të Arezzo, në zonën Bivio di Olmo, pak para mesnatës.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, Gjergj Përgegaj u vra pas një konflikti që dyshohet se kishte nisur brenda lokalit.

Viktima u qëllua me armë zjarri disa herë, duke marrë plagë të rënda në qafë, dhe ndërroi jetë brenda pak minutash, pa mundur të transportohej në spital.

Autori gjithashtu shqiptar u arrestua pak pas ngjarjes.

Pas krimit, ai u largua me një makinë Audi të bardhë drejt zonës së Rigutinos, ku u kap nga policia në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Forcat e rendit, përfshirë policinë lokale, karabinierët dhe ambulancat, mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Zona u rrethua dhe u kryen kontrolle të shumta për të kapur autorin dhe për të mbledhur prova nga vendi i krimit.

Hetimet e para sugjerojnë se motivi i ngjarjes mund të jetë për shkak të një romance.

Sipas një rekonstruksioni fillestar, autori mund të ketë parë viktimën duke biseduar me ish-të dashurën e tij pak para vrasjes, çka mund të ketë çuar në përshkallëzimin e situatës.

Megjithatë, hetimet vazhdojnë për të sqaruar detajet e plota dhe për të konfirmuar shkakun e saktë të ngjarjes.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe autoritetet italiane po punojnë intensivisht për të dokumentuar çdo aspekt të saj, duke përfshirë dëshmitë e banorëve dhe materialet e sigurisë nga zonat përreth./Versus.al

Poll