MAGAZINË /

Botërori 2026, Trump për skuadrën iraniane: Janë të mirëpritur, por më mirë të mos vijnë

Duke lënë mënjanë diplomacinë, Trump tha se do ishte më e përshtatshme që ekipi i Iranit të mos shkonte në Kupën e Botës.

Shkruar nga Versus

Botërori 2026, Trump për skuadrën iraniane: Janë të

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka komentuar mbi pjesëmarrjen e ekipit kombëtar iranian të futbollit në Kupën e Botës 2026.

Në një postim të bërë në platformën e tij, Truth, Trump shkroi: “Ekipi iranian është i mirëpritur në Kupën e Botës, por nuk mendoj se është e përshtatshme që ata të jenë atje, për jetën dhe sigurinë e tyre.”

Deklarata e tij vjen pasi ministri i Sportit të Iranit u shpreh se kombëtarja nuk do të luajë në Botërorin 2026, duke akuzuar Trump se vrau liderin e tyre dhe se asnjë lojtarë nuk do të shkelë në tokën amerikane. Versus.al

 

Poll