Dje në Top Albania Radio, aktorja Egla Ceno e cila fitoi edicionin e tretë të Big Brother VIP foli lidhur ngjarjet e ndodhura së fundmi në shtëpinë e famshme.
Teksa komentoi edicionin e katërt, Egla foli edhe për hyrjen e Gjestit në lojë dhe strategjinë e tij.
“Mendoj që është gati qëllim në vetvete ajo ndezja që ju bëri banorëve dhe nëse funksionon deri në fund kështu bravo i qoftë. Kam pikëpyetjet e mia”- tha ajo.
Ndërsa kur u pyet se cili/a prej banorëve/eve do të kishte pasur dëshirë ajo që ta fitonte, u përgjigj Amber.
“Mua më pëlqente Amber që doli, kishte një lloj inteligjence në batutë dhe karakter. Kalvarin e saj e mori vesh gjithë Shqipëria, pra shndërrimi i saj nga burrë në grua nuk ja lëshoi kurrkujt në asnjë sekondë. Të luante viktimën dhe të thoshte mua më kanë bërë këtë apo unë kam pësuar këtë. Për këtë fitoi respektin tim me thënë të drejtën. Më erdhi shumë keq që dje e la Big Brother-in”- tha aktorja. Versus.al








