
Mbrojtësi i kombëtares së Turqisë, Abdulkerim Bardakci, ka dhënë një koment rreth atmosferës së krijuar para dhe gjatë ndeshjes finale të playoff-it për Kupën e Botës kundër kombëtares së Kosovës, që u zhvillua mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Bardakci ka vënë re se fishekzjarret para fillimit të ndeshjes dhe fishkëllimat gjatë intonimit të himnit turk ishin një përvojë e re për të.
Madje ai tha se kjo ndeshje sipas tij e bëri të kuptonte se një turk nuk ka asnjë mik përveç një turku tjetër.
“Mësova diçka të re mbrëmë. Një turk nuk ka mik përveç një turku tjetër. E pamë këtë me siguri. Të gjitha ato, fishekzjarret, fishkëllimat gjatë himnit kombëtar ishin shumë të pakëndshme. Në fund të fundit, ata janë vendi ynë vëllazëror”, ka deklaruar Bardakci. Versus.al

