MAGAZINË /

“Nuk luajmë në SHBA”, Irani kërcënon sërish për pjesëmarrjen në Botëror! Cila skuadër përfiton

Nëse Irani tërhiqet nuk shkon Italia në Kupën e Botës, por Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shkruar nga Versus

“Nuk luajmë në SHBA”, Irani kërcënon sërish

Irani ka njoftuar FIFA-n se mund të tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 nëse ndeshjet e Grupit G kundër Belgjikës, Egjiptit dhe Zelandës së Re nuk zhvendosen nga Shtetet e Bashkuara në Meksikë, për shkak të shqetësimeve serioze për sigurinë publike.

Ministri i Sportit i Teheranit, Ahmad Donyamali, ka përshkruar mundësinë që ekipi kombëtar të luajë në Los Angeles dhe Seattle si “shumë të ulët”, duke përmendur mungesën e garancive logjistike dhe deklaratat e fundit të forta të Presidentit Donald Trump si pengesa të pakapërcyeshme.

Pavarësisht presionit diplomatik dhe kërkesave për ndryshimin e vendit të ndeshjeve, FIFA nuk ka bërë ende asnjë lëshim, duke lënë fatin e pjesëmarrjes së Iranit në duart e qeverisë iraniane, e cila pret “garanci konkrete” përpara se të marrë një vendim përfundimtar, përcjell tch.

Sipas rregullores, nëse Irani tërhiqet, nuk do të zëvendësohet nga Italia, por nga Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas praktikës të FIFA-s. Versus.al

Poll