MAGAZINË /

"Po qante në restorant", Hakimi në gjyq për përdh*nim, Mbappe një prej dëshmitarëve: Ja çfarë më tha

Shkruar nga Versus

"Po qante në restorant", Hakimi në gjyq për

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, dëshmoi në çështjen ligjore të mbrojtësit të djathtë të Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, në lidhje me një akuzë për përdhunim.

Situata e Hakimit si duket është serioze pas akuzave për përdhunim, pasi përveç tij në dëshmi janë ftuar edhe disa lojtarë të afërt me mbrojtësin sikurse është Mbappe.

“Hakimi i trajton gratë me respekt. Edhe kur ka pirë diçka, nuk e kam parë kurrë të sillet në mënyrë të papërshtatshme. Ne nuk jemi të egër dhe kemi qenë të përgatitur për këtë që nga fillimi i karrierës sonë”, ka thënë fillimisht Mbappe.

“Atë mbrëmje, shkuam në një restorant. Achraf ishte i shqetësuar, po qante. Më tha se kishte pasur përkëdhelje të ndërsjellë të pjesëve intime të trupit, por në asnjë moment nuk ndjeu ndonjë refuzim. Dhe se në fund, ata nuk fjetën bashkë – megjithëse nuk më tregoi pse”.

“Ne diskutojmë rregullisht gjëra të tilla”, përfundoi ylli i Real Madridit, i cili gjatë kohës te PSG ishte njëri nga shokët më të ngushtë të Hakimit.

Nëse akuzat konfirmohen, Hakimi mund të dënohet deri në 15 vjet burg. Versus.al

Poll