MAGAZINË /

Skandali i CEO-së amerikan me vartësen, Ola Bruko: Kështu do përfundoni ju që nuk respektoni familjen!

Shkruar nga Versus

Skandali i CEO-së amerikan me vartësen, Ola Bruko: Kështu do

Moderatorja e njohur Ola Bruko së fundmi ka reaguar në rrjetet sociale për videon virale ku CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë Astronomer, Andy Byron, u kap duke u përqafuar me vartësen e tij, Kristin Cabota.

“Ky është shembulli tipik i asaj që gjithmonë kam thënë;  Ka Zot, vonon por nuk harron! Kështu do përfundoni të gjithë ju që se keni për gjë të shkatërroni një familje apo një çift.  Juve që s’ju mjafton burri apo gruaja në shtëpi por doni më shumë se një dhe i doni njëkohësisht.  Bëni dhe moral ju pale, dërdëllisni gjithë ditën sa e shenjtë është familja, fëmijët e burri apo gruaja që keni në krah ndërkohë që jeni një nga këta!”- shkruan Bruko në postim. 

CEO amerikan, i martuar dhe me dy fëmijë, u kap nga camera 'kisscam' në momente intime me vartësen e tij gjatë një koncerti të Coldplay në Boston. Pasi panë veten të shfaqur në ekranin e madh, të dy u larguan me shpejtësi duke lënë të nënkuptohet se diçka po fshinin. /Versus.al

 

 

 

 

Tags:

ola bruko

Poll