POLITIKË /

Asambleja e PS-së/ Rama: Në 2027-ën, fitore më të thellë!

Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore 2027, me fokus një proces të hapur dhe të angazhuar me qytetarët. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se PS synon rezultate më të mira se në 2025-ën, duke theksuar rëndësinë e komunikimit intensiv dhe angazhimit të strukturave në terren.

Shkruar nga Versus
Asambleja e PS-së/ Rama: Në 2027-ën, fitore më të
Edi Rama

Partia Socialiste ka hapur sot zyrtarisht fazën e re të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, theksoi se synimi i partisë është të arrijë rezultate më të mira se ato të zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.

Rama nënvizoi rëndësinë e një procesi të hapur dhe të fokusuar tek qytetarët, duke e cilësuar si një përballje me realitetin dhe punën që është bërë në gjithë territorin e Shqipërisë.

Ai theksoi gjithashtu se komunikimi intensiv i PS në terren dhe angazhimi i të gjitha strukturave do të sigurojnë kapacitetin për të arritur objektivat e vendosura.

“Jemi këtu për të nisur një proces, i cili është i kombinuar me komunikimin intensiv të PS në të gjithë territorin së bashku me angazhimin tërësor të PS, në funksion të zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Sot hyjmë në fazën tjetër të punës sonë për zgjedhjet e ardhshme, duke u nisur nga analizat e  bëra dhe forcat që do kemi kapacitetin në terren, kemi të gjitha mundësitë që të mendojmë se do të kemi një rezultat më të mirë. Do të jetë një proces i hapur me njerëzit, përtej guaskave të PS. Me njerëzit dhe për njerëzit do të thotë një përballje në të gjithë territorin për të vërtetat tonë, për punën në Shqipëri. Është shumë e rëndësishme që të adresojmë tema, që marrin drejtime të paditura, nga tenxheret e vlimit mediatike. Siç është drejtësia“, u shpre kryeministri Rama./Versus.al

Tags:

edi rama

Poll