POLITIKË /

Rama mbledh drejtuesit politikë të PS pas riorganizimit në 6 qarqe

Në fokus të takimit analiza e procesit zgjedhor në parti dhe organizimi i strukturave në nivel lokal

Shkruar nga Versus

Rama mbledh drejtuesit politikë të PS pas riorganizimit në 6

Pas ndryshimeve të miratuara në Asamblenë Kombëtare të Partia Socialiste e Shqipërisë në 6 qarqe të vendit, kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje me drejtuesit politikë të kësaj force politike.

Burime bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet ditën e nesërme në selinë e Partisë Socialiste, duke nisur nga ora 10:00.

Mbledhja vjen menjëherë pas riorganizimeve të fundit në strukturat drejtuese në disa qarqe të vendit.

Në fokus të diskutimeve pritet të jetë analiza e procesit zgjedhor brenda strukturave të partisë, si dhe organizimi i mëtejshëm në nivel lokal, në kuadër të ristrukturimit dhe forcimit të organizimit politik në terren.

Takimi pritet të shërbejë edhe për përcaktimin e hapave të ardhshëm politikë dhe organizativë të Partisë Socialiste.

Poll