
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbardhur detaje mbi organizimin e protestës kombëtare që opozita do të zhvillojë nesër.
Ai njoftoi se deputetët nuk do të jenë në vijën e parë të tubimit, por do të shpërndahen pranë protestuesve të zonave të tyre, si pjesë e një strategjie për të rritur pjesëmarrjen dhe koordinimin në terren.
“Deputetët kanë porosi të mos rrinë të parët, por të shkojnë pranë protestuesve të zonave të tyre. Kjo edhe mund të ndryshojë. Ishte taktikë dhe qëndrim i yni,” tha Berisha.
Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, Berisha shtoi se ditët e fundit është punuar intensivisht për mobilizimin e pjesëmarrësve dhe theksoi se organizimi i protestës duhet të jetë i strukturuar dhe i mirëplanifikuar./Versus.al

