POLITIKË /

"Dekreti i presidentit, kushtetues", këshilltari i Begajt në GJK: Për zgjedhjet në Tiranë, mund të ankohen vetëm kandidatët, jo Veliaj

Sipas Rusmalit, Veliaj do të kishte të drejtë ankimi për dekretin vetëm nëse do të ishte kandidat për zgjedhjet e pjesshme.

Shkruar nga Versus

"Dekreti i presidentit, kushtetues", këshilltari i Begajt në

Këshilltari i presidentit Bajram Begaj, Ilirjan Rusmali i ka qëndruar argumentit se çështja e shkarkimit të shkarkimit të Veliajt nuk ka lidhje me dekretin e presidentit Bajram Begaj dhe se për këtë çështje duhej të ishte bërë padi në gjykatë administrative dhe jo në Kushtetuese.

Ai tha se kërkuesi mund të ankohet kur është kandidat për zgjedhjet e pjesshme dhe jo në rast kur bëhet fjalë për një vendim që i përket datës së zgjedhjeve dhe jo shkarkimit të tij.

“Ne i qëndrojmë parashtresës së 15 tetorit. Ndërhyrja jonë këtu është vetëm në funksion të atyre parashtrimeve. Dekreti ka qenë kushtetues më datë 1 tetor kur u shpallën zgjedhjet e pjesshme dhe ngelet i tillë sot për shkak se ka qenë kushtetues në atë datë.  Është krejtësisht normale që për pothuajse shumicën e çështjeve që vijnë në Kushtetuese të gjendet një lidhje me aktet individuale administrative. Juve me këtë precedent do t’u duhet të merreni në vazhdim edhe me leje ndërtimi për shembull, nuk është Kushtetuesja për këto.

Kërkuesi ka 100% të drejtë të ankohet, por nëse interesat janë 100% të lidhura me atë vendim atëherë do të thotë se me dekretin e shpalljes së datës së zgjedhjeve janë 0% të lidhura sepse nuk i përket fushës së shkarkimit, por asaj të zgjedhjeve. Me të cilën kërkuesi mund të shfaqë interes legjitim nëse është kandidat për të marrë pjesë në zgjedhje. Ata që duan të marrin pjesë në zgjedhje, mund të mos jenë dakord me datën 9 nëntor. Ata kanë të drejtë që interesin e tyre ta mbrojnë në gjykatë tjetër, jo në Kushtetuese sepse është gjykatë themeli”- tha Rusmali.

Më tej deklaroi se argumentet e Erion Veliajt dhe mbrojtësve të tij nuk qëndrojnë sepse janë marrë referenca raste nga shtete të huaja dhe jo nga jurisprudenca shqiptare.

“Argumentet që ka sjellë kërkuesi janë të lidhura me referenca dhe praktika të shteteve të tjera, asnjë me ligjin shqiptar, asnjë me praktikën tonë dhe Kushtetuesen tonë. Përse? Sepse argumenti nuk qëndron. Ligji shqiptar është preciz dhe nuk lë hapësirë për dyshime”- shtoi këshilltari i Begajt. Versus.al

Poll