POLITIKË /

Denoncimi i Taulant Ballës: Çfarë duan serbët në protestën e Zvërnecit?

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ngriti pikëpyetje mbi praninë e disa personave dhe automjeteve me targa serbe në protestë, duke lënë të kuptohet se një pjesë e pjesëmarrësve nuk ishin banorë të zonës.

Shkruar nga Versus
Denoncimi i Taulant Ballës: Çfarë duan serbët në
Foto e marre nga FB i Taulant Balles

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së zhvilluar në Zvërnec kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ngriti pikëpyetje mbi praninë e disa personave dhe automjeteve me targa serbe në protestë, duke lënë të kuptohet se një pjesë e pjesëmarrësve nuk ishin banorë të zonës.

“Ja dhe ata që e ‘duan’ më shumë sesa ne Shqipërinë, i sollën protestuesit në Zvërnec. Po këto makinat me targa serbe dhe serbët pse duhet të jenë në protestë për Zvërnecin?”, shkroi Balla.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur projekti turistik në Zvërnec ka nxitur debate dhe kundërshti nga grupe qytetarësh dhe aktivistësh, të cilët shprehin shqetësime për ndikimin e tij në mjedis dhe në zonën e mbrojtur./Versus.al

Poll