Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij për çështjen e Partizanit.
Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, dhe biznesmeni Fatmir Bektashi, akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me veprime të dyshuara të paligjshme.
Po ashtu, prokuroria ka ngritur akuza edhe ndaj Xhimi Begeja, ortak i Malltezit, dhe Andia Pustina, financiere në kompaninë “Homeplan”, të cilët dyshohen për përfshirje në skema të pastrimit të parave.
Hetimet e SPAK vijojnë në lidhje me çështjen, ndërsa të pandehurit përballen me akuza të ndryshme që lidhen me korrupsion dhe pastrim parash./Versus.al

